Studime

Studimet e Zinxhirit të vlerës ofrojnë një panoramë të përgjithshme të sektorit të blegtorisë në Shqipëri duke u fokusuar tek disa produkte kryesore, duke analizuar zhvillimet e fundit dhe gjendjen aktuale, dhe duke përfshirë mundësitë, kufizimet dhe vështirësitë, me fokus të veçantë në nevojat/potencialet për investime. Secili prej këtyre studimeve ofron informacione dhe rekomandime që mund të jenë të dobishme për të orientuar strategjitë e hyrjes (ndërhyrjes) për institucionet financiare ose për përgatitjen e produkteve e shërbimeve financiare. Por përdorues potencialë të gjetjeve dhe rekomandimeve të këtij studimi mund të jenë edhe institucionet shtetërore, shoqatat e biznesit, agjencitë e zhvillimit, akademikët dhe aktorë të tjerë të interesuar. Studimet janë përgatitur nga ekspertët e Programit të Mbështetjes së Agrobiznesit Shqiptar (AASF). Qëllimi i këtij Programi është të motivojë institucionet financiare shqiptare për të mbështetur një sektor vital të ekonomisë shqiptare me potenciale gjerësisht të pashfrytëzuara – bujqësia dhe agrobiznesi.