ZHVILLOHET EXPO FORUMI “FINANCIMI AGRO DHE SIGURIA USHQIMORE NË SHQIPËRI 2019”

Programi i Mbështetjes së Agrobiznesit Shqiptar (AASF) mori pjesë në edicionin e parë të Expo Forumit “Financimi Agro dhe Siguria Ushqimore në Shqipëri 2019” zhvilluar në Divjakë.

 

Ky event u organizua nga Konfindustria në bashkpunim dhe me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural/MBZHR, Bashkisë Divjakë, Agjencisë Kombëtare të Ushqimit/AKU dhe AZHBR-së.

 

Qëllimi kryesor i forumit ishte prezantimi i bizneseve dhe institucionet financiare të rajonit të Myzeqesë dhe vendit në fushën e bujqësisë, agro-industrisë, agroturizmit, e të tjerë, me synim bashkëpunimin midis tyre për një zhvillim të mëtejshëm të bizneseve dhe si rrjedhojë edhe të ekonomisë.

 

Programi AASF gjithashtu u prezantua në këtë aktivitet përmes Znj. Adela Leka, Zv/Drejtore e projektit AASF e cila theksoi se qasja novatore që sjell Programi në apektin e financimit dhe asistencës teknike për të gjithë zinxhirin bujqësor është një vlerë e shtuar për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të sektorit bujqësor.

 

Një ndër problematikat kryesore të diskutuara gjatë forumit ishte ai i sigurisë ushqimore për në funksion të dy faktorëve kryesor siç janë shëndeti i konsumatorit dhe rritja e eksporteve për produktet “Made in Albania”.

 

Në këtë aspekt zbatimi i politikave të zhvillimit dhe financimit të bujqësisë, çertifikimit, standardizimit dhe sigurisë ushqimore shihen si zgjidhje për sfidat që has sot konsumatori dhe fermeri në këtë drejtim.

 

Gjithashtu, përfshirja e pushtetit vendor gjithnjë e më shumë në ndërtimin, hartimin dhe zbatimin e politikave vendore shihet si e domosdoshme për mbarëvajtjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të fermerit dhe bujqësisë lokale.

 

Në stendën e Programi AASF të vënë në dispozicion për këtë aktivitiet, të pranishmit patën mundësi të njiheshin më mirë me mekanizmat e Programit. Gjithastu ata u prezantuan me studimet e zhvilluara nga ekspertët në lidhje me potencialin e agrobiznesit në veçanti dhe mundësitë për investim në bujqësinë shqiptare në tërësi.

 

Pjesë e takimit ishin edhe përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) si mbështetës të Programit AASF, si dhe përfaqësues të Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC), dhe Institucione të tjera financiare.

 

AASF vazhdon punën për ndërtimin e urave të komunikimit mes agrobiznesit dhe institucioneve financiare partnere me qëllim nxitjen e zhvillimit të vendit në fushën e bujqësisë, agro-industrisë, agroturizmit, etj.