AASF merr pjesë në Panairin bujqësor “Shqipëria Punon Tokën”

Programi i Mbështetjes së Agrobiznesit Shqiptar (AASF) merr pjesë në edicionin e tretë të panairit dy ditor “Shqipëria punon tokën” më 16 dhe 17 Nëntor organizuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.

 

Ky panair edhe këte vit pati pjesëmarrës të shumtë nga fusha të ndryshme si rreth 400 fermerë dhe sipërmarrës nga fusha e agrobiznesit, fermerë të vegjël, biznese të mëdha nga sektori i bujqësisë, blegtorisë, agropërpunimit, bimëve medicinale dhe akuakulturës nga Shqipëria dhe rajoni, përfaqësues nga sistemi bankar dhe institucionet e tjera financiare që kreditojnë bujqësinë dhe agrobiznesin si dhe qytetarë, fëmijë e kalimtar të rastit.

 

AASF i prezantoi pjesëmarrësit me Studimet e Zinxhirit të Vlerës dhe Kartat Teknologjike si dhe informoi ata mbi asistencën financiare dhe teknike të Programit, si dhe mbi mundesinë e kreditimit nëpërmjet Institucioneve Partnere Financiare mundësuar nga BERZH në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare.

 

“Shqipëria Punon Tokën” mundëson komunikimin e fermerëve me njëri-tjetrin, për të shkëmbyer eksperienca, për të ndarë histori suksesi dhe vizionin se si mund të zhvillohet më tej bujqësia shqiptare, blegtoria, akuakultura, sektori i agropërpunimit e deri tek agroturizmi.