AASF paraqet studimin mbi “Efektet Covid-19 në fazën e hershme të kultivimit të shalqirit”

Programi i Mbështetjes së Agrobiznesit Shqiptar, është i lumtur të paraqesë studimin mbi “Efektet Covid-19 në fazën e hershme të kultivimit të Shalqirit”.

 

Studimi paraqet informacionin kyç dhe studimet e rastit mbi sfidat dhe potencialet e prodhimit të shalqirit dhe pjeprit gjatë pandemisë dhe ofroi një pasqyrë të mundësive të investimeve për fermerët dhe agrobizneset shqiptare.

 

Ai përqendrohet në ndikimin e pandemisë në segmente të ndryshme të zinxhirit të vlerës bujqësore dhe nxjerr në pah implikimet për institucionet financiare.

 

Më tej, ai prezanton mekanizmat mbështetës dhe strategjitë e zbutjes së rreziqeve për të përballuar situatën.

 

Studimi mbi “Efektet Covid-19 në kultivimin e fazës së hershme të shalqirit” u përgatit nga Programi i Mbështetjes së Agrobiznesit Shqiptar (AASF), një projekt i financuar dhe zhvilluar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Qeveria e Shqipërisë.

 

Autori i këtij studimi është Z. Ilir Pilku, Ekspert i Lartë i Agrobiznesit në AASF.