AASF MBËSHTET BIZNESET E MALËSISË SË MADHE

Më 9 Mars, Programi i Mbështetjes së Agrobiznesit Shqiptar (AASF) dhe Bashkia e Malësisë së Madhe organizuan një aktivitet mbi agrobiznesin në ambientet e bashkisë. Malësia e Madhe ka një traditë të fortë në prodhimin dhe eksportimin e Bimëve Medicinale dhe Aromatike (BMA). BMA janë një nga produktet kryesore agroushqimore për qëllime eksporti. Në këtë drejtim, agrobizneset e rajonit kanë kërkesa të larta dhe potencial për të aksesuar fonde financiare përmes AASF dhe grante përmes skemës IPARD.

 

Shumica e agrobizneseve të zonës u bën pjesë në këtë aktivitet, qëllimi i të cilit ishte prezantimi i AASF dhe i përfitimeve të mundshme për të gjithë agrobizneset e Bashkisë së Malësisë së Madhe.

 

Ekspertët e AASF prezantuan mundësitë e financimit për agrobizneset Institucioneve Financiare Pjesëmarrëse në skemën e AASF. Më tej, ekspertët e AASF prezantuan programin e asistencës teknike specifike të agrobiznesit që plotëson mbështetjen financiare.

 

Gjatë aktivitetit u prezantuan oferta të veçanta të shërbimeve të PFI-ve për klientët e bujqësisë si dhe u diskutua gjatë se si agrobizneset specifike mund të aksesojnë këto shërbime. Për më tepër, ekspertët e AASF prezantuan skemat mbështetëse nga BE dhe Qeveria Shqiptare që mund të shërbejnë si burime të bashkëfinancimit për investimet në fushnën e Agrobiznesit. Sidomos përmes kombinimit të tyre, skemat e granteve AASF dhe IPARD apo të skemave të granteve kombëtare mund të kenë ndikim thelbësor për investimet në agrobizneset shqipëtare.

 

Në fund të aktivitetit, të pranishmit patën mundësi të njiheshin më mirë me mekanizmat e AASF si një instrument novator financiar që inkurajon huadhënien nga institucionet financiare për të gjithë zinxhirin e vlerës së agrobiznesit.

 

Programi i Mbështetjes së Agrobiznesit Shqiptar (AASF) është një projekt i financuar dhe zhvilluar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) në bashkëpunim dhe me mbështetje të Qeverisë Shqiptare.