AASF TRAJNON PUNONJËSIT E RAIFFEISEN BANK MBI MUNDËSINË E INVESTIMEVE NË SEKTORIN BUJQËSOR

Dhjetor 2019 – Pas trajnimeve të zhvilluara me AgropPikat dhe agrobizneset gjatë muajve Tetor-Nëntor 2019, Programi i Mbështetjes së Agrobiznesit Shqiptar (AASF) vazhdon serinë e tij trajnimeve kësaj rradhe me punonjësit e Raiffeisen Bank si pjesë e Institucioneve Financiare Partnere të Programit.

 

Trajnimi synon të bëjë një përmbledhje të të gjithë informacionit mbi zhvillimin dhe potencialet e sektorit të agrobiznesit, mundësitë e financimit të fermerëve dhe agrobizneseve shqiptare si edhe rreziqet e sektorit së bashku me mënyrat e mekanizmat e zbutjes me qëllimin rritjen e financimeve në këtë sektor.

 

Pjesa e parë e trajnimit u fokusua në një përmbledhje të përgjithshme të sektorit të agrobiznesit në Shqipëri dhe klasifikimit ekonomik të sektorit bujqesor duke informuar pjesëmarrësit mbi aktualitetin e pozicionimit në treg të sektorit të agrobiznesit.

 

AASF i njohu të pranishmit me shifrat dhe trendet kryesore të sektorit si dhe perspektivën e përgjithshme për investime në këtë fushë.

 

Në pjesën e dytë trajnimi u fokusua te prezantimi i “Kartave Teknologjike” si një produkt i dobishëm për vetë bankat dhe fermerët duke i ndihmuar këta të fundit të aplikojnë për shërbime agro-teknike në mënyrë efikase e duke reduktuar humbjet apo shpenzimet e tepërta në fermë, çka sjell fitime më të larta.

 

Në pjesën e tretë të trajnimit pjesemarresit nga Raiffeisen Bank pasi u njohën edhe me me rreziqet e kredidhënies që vijnë nga ky sektor së bashku me mënyrat e mekanizmave të zbutjes, vlerësuan Programin AASF si vlerë të shtuar në funksion mbështetjes së Institucioneve Financiare Partnere në mirëmenaxhimin e paketave financiare me qëllim rritjen e efikasitetit dhe transparencës gjatë ofrimit të shërbimit të kredidhënies.

 

AASF ka për qëllim që të punojë në menyrë të vazhdueshme për zhvillimin e aftësive dhe njohurive profesionale të çdo aktori pjesëmarrës në zhvillimin e sektorit bujqësore duke e ofruar ndihmën e tij në çdo hap të zhvillimit të biznesit mbështetur edhe nga projektet e tjera të BERZH.

 

Programi i Mbështetjes së Agrobiznesit Shqiptar (AASF) është një projekt i financuar dhe zhvilluar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare.