Seminaret dhe Trajnimet

Workshopi mbi skemat kombetare te granteve

Gjatë muajit Mars 2018, AASF zhvilloi takime informuese në të gjithë Shqipërinë, duke përfshirë qytetet e mëposhtme: Fier, Krujë, Shkodër, Berat, Korçë, Vlorë, Kukës, Elbasan, Sarandë dhe Tiranë. Qëllimi i këtyre takimeve ishte informimi i fermerëve lokalë, agropërpunuesve bujqësorë, institucioneve financiare dhe tregtarëve për Skemat Kombëtare të Grantit që ofrohen nga qeveria Shqiptare për mbështetjen dhe zhvillimin e agrobiznesit në Shqipëri. Më tej, në këto takime informuan pjesëmarrësit rreth procedurave të aplikimit dhe gjithashtu bashkuan aktorët e ndryshëm në sektorin e bujqësisë. Takimet u kryen me sukses dhe pjesëmarrje të lartë duke rritur ndërgjegjësimin për këtë mekanizëm premtues dhe të rëndësishëm për sektorin bujqësor shqiptar.

Grant National Scheme Fondi Besa Fushe Kruje 03.03.2018


Grant National Scheme, Hotel Colosseo Shkoder, 05.03.2018

 


Grant National Scheme, Hotel Konti, 08.03.2018

 


Grant National Scheme, Tirana International Hotel 20.03.2018

 

 

Trajnimi mbi Themelet e Kreditimit të Agrobiznesit

Gjatë muajit mars, AASF zhvilloi trajnime të ndryshme në temën e “Themelet e Kreditimit të Agrobiznesit” për institucionet financiare. Zyrtarët lokalë të institucioneve financiare partnere si Fondi Besa, Noa dhe Intesa Sanpaolo Bank u trajnuan në parimet themelore, rrisqet specifike dhe procedurat e monitorimit të kreditimit bujqësor. Trajnimi u zhvillua me shembuj praktik të rasteve të biznesit, në mënyrë që të trajnuarit të munden të përdorin njohuritë e tyre të reja. Trajnimet u kryen nga Eksperti Ndërkombëtar i Financimit Bujqësor dhe Këshilltari për Kreditë e AASF në Fier, Korçë dhe Tiranë.

 

Fondi Besa Fier 06.03.2018

 


Fondi Besa Korce 08.03.2018

 


Intesa Sanpaolo Bank Tirana 12.03.2018

 


Noa Fier 19.03.2018