BASHKË ME KOMPANINË LUFRA NË MBËSHTETJE TË FERMERËVE TË QUMSHTIT

BASHKË ME KOMPANINË LUFRA NË MBËSHTETJE TË FERMERËVE TË QUMSHTIT

7 Maj 2019 – Programi për Mbështetjen e Agrobiznesit Shqiptar (AASF) në bashkëpunim me kompaninë Lufra zhvilloi ditën e martë pranë ambienteve të kompanisë në qytetin e Lushnjes një seminar mbi programin e mbështetjes financiare për fermerët e zonës të cilët sigurojnë një pjesë të lëndës së parë (qumësht lope) për kompaninë.

 

Qëllimi i këtij takimi ishte njohja me situatën dhe sfidat e fermerëve lokal si dhe prezantimi i tyre me paketën e asistencës teknike dhe mbështetjes financiare të programit të AASF.

 

AASF informoi prodhuesit vendas rreth programit të saj si dhe mundësitë e financimit të Zinxhirit të Vlerës për grupet e interesuara, që Institucionet Financiare Partnere (PFI) të Programit ofrojnë për fermerët dhe agrobizneset.

 

Nga ana tjetër, gjatë aktivitetit u diskutua me secilin prej fermerëve, me qëllim shkëmbimin e informacionit për të kuptuar sa më mirë profilin e tyre të biznesit, identifikimin e nevojave dhe mundësive për zhvillim dhe mbështetjen me asistencë teknike. Konkretisht, një mundësi për mbështetje janë dhe hartimi i planeve të biznesit në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të biznesit në rritjen e efikasitetit, cilësisë, marketingut dhe kapacitetit të prodhimit.