Mekanizmat e Zbutjes së Rrezikut Sektorial

Në fund të vitit 2019, AASF përfundoi prodhimin e kartave të Mekanizmave të zbutjes së rrezikut sektorial, një seri prej nëntë kartash informuese të destinuara si produkte mbështetëse për Institucionet Financiare Partnere dhe agrobizneset. Për nëntë produktet më të rëndësishëm bujqësorë, kartat japin një përmbledhje të shpejtë të fakteve dhe zhvillimeve përkatëse të tregut dhe shpjegojnë strategjitë më të rëndësishme zbutëse kundër rreziqeve që mund të ndikojnë potencialisht në produktin specifik. Duke mbuluar rreziqet e prodhimit, marketingut dhe rreziqet financiare, rreziqet ligjore, rreziqet menaxheriale dhe të lidhura me politikat, kartat mund të ndihmojnë agrobiznesettëmarrinvendimepër mitigimin e rreziqeve dhe Institucionet Financiare për të promovuar financimin e investimeve për zbutjen e rreziqeve në bujqësi.