Asistencë Teknike

Asistenca Teknike, përbëhet nga dy komponentë:

A) Ndërtimi i kapaciteteve të Institucioneve Fianciare Partnere (IFP):
Asistenca Teknike konsiston në mbështetjen e IFPve, të përshtatur sipas nevojave dhe kërkesave të secilës prej tyre me fokus në:
Zhvillimi i produkteve të reja ose përmirësimi i produkteve ekzistuese të agrobiznesit;
Përmirësimi në shkrimin e politikave dhe procedurave për kreditimin e agrobiznesit;
Trajnimi i stafit, apo ndryshime të mundshme operative / organizative për të akomoduar fokusin e ri mbi kreditimin e agrobiznesit;
Prezantimi i skemave të reja të financimit dhe kanaleve të shpërndarjes, përpunimit, monitorimit dhe sistemeve të raportimit;
Mbështetje në implementimin e përgjithshem te faciliteteve
Gjithashtu do të realizohen seminare për rritjen e ndërgjegjësimit, seksione informuese mbi sekotorë specifikë të agrobiznesit në formë eventesh për Institucionet Financiare Partnere.

B) Asistencë teknike specifike të sektorit të agrobiznesit:
Nga ekipi i konsulences për biznesin e vogël do të sigurohen shërbime konsulence për huamarrësit aktual, apo ata potencial të Institucioneve Financiare Partnere, me qëllim: Lehtësi në qasjen e informacioneve dhe zhvillimeve në shërbimet jo financiare për NVM-të e Agrobiznesit.
Qasje në tregje nëpërmjet analizave të zhvillimit të tregut.