Programi i Mbështetjes së Agrobiznesit Shqiptar (AASF) është një projekt i financuar dhe zhvilluar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në bashkëpunim dhe me mbështjetje nga Qeveria Shqiptare, i cili ka nisur aktivitetin e tij në 2016.
Qëllimi i këtij Programi është të motivojë institucionet financiare shqiptare për të mbështetur një sektor vital të ekonomisë shqiptare me potenciale gjerësisht të pashfrytëzuara – bujqësia dhe agrobizneset.
AASF përbëhet nga dy elementë nga të cilat do të përfitojnë Institucionet Financiare:
Mbështetje financiare
Asistencë teknike
AASF siguron qasje në financa për sektorin e agrobiznesit në dy mënyra: linjë kredie dhe / ose shpërndarjen e riskut të portofolit për institucionet mikrofinanciare (IMF) dhe bankat. Institucionet përfitojnë nga një mbulim i parë i rrezikut të humbjeve që u vihet në dispozicion nga Qeveria Shqiptare. AASF përfaqëson një instrument inovativ financiar për të inkurajuar kreditimin nga Institucionet Financiare në të gjithë zinxhirin e vlerës së agrobiznesit.
Përfituesit përfundimtarë të AASF janë fermerët, sipërmarrësit dhe kompanitë që janë të angazhuar në prodhimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore, prodhimin dhe tregtinë e pajisjeve bujqësore, logjistikën, ofruesit e shërbimeve të agrobiznesit, tregtarët me shumicë dhe pakicë. Agrobizneset mund të përfitojnë gjithashtu nga programi i Këshillimit të BERZH-it për Biznesin e Vogël (ASB) një program i mbështetur nga BERZH, i cili ofron konsulencë për zhvillimin e strategjisë, marketingut, ristrukturimin teknik dhe fusha të tjera të zhvillimit institucional nga ekspertët ndërkombëtarë dhe lokalë.
Kjo asistencë teknike mundësohet nga një konsorcum i përbërë nga GFA Consulting Group (Gjermani) dhe CBS (Shqipëri).